TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2023, 16:21

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Jasir Asani me flamur mbi supe dhe qeleshe mbi kokë, Xherdan Shaqiri uron me foton e veçantë

Shkruar nga Pamfleti

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Jasir Asani me

Dita e sotme për të gjithë shqiptarët është një ditë feste dhe historike. Është 28 nëntori, Dita e Flamurit dhe 111-vjetori i Pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, sigurisht urimet nuk kanë munguar. Jasir Asani është njëri prej lojtarëve që ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë festë.

“Gëzuar Pavarësinë Shqipëria jonë e dashur ❤️ shekullofsh pafund ⚫️”, ka shkruar “idhulli” i tifozëve Kuq e Zi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa mbi supe mban flamurin kuqezi.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Jasir Asani me

 

jasir asani sullmuesi i kombëtares shqiptare xherdan shaqiri

Lini një Përgjigje