TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2023, 18:44

Njukasëlli u vodh nga arbitri i VAR, UEFA pezullon gjyqtarin që vendosi për penalltinë në favor të PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli u vodh nga arbitri i VAR, UEFA pezullon gjyqtarin që

Gjyqtari polak, Tomaz Kviaktovski, u bë protagonist mbrëmjen e djeshme, teksa akordoi një penallti që shkaktoi mjaft polemika në fundin e ndeshjes PSG-Njukasëll, duke i dhënë një dorë skuadrës franceze, qe gjeti barazimin me Mbape, që nuk fali nga pika e bardhë.

Kjo penallti e akorduar në minutat shtesë të ndeshjes, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qEndruar indiference as UEFA, duke e ndëshkuar polakun Kviaktovski, teksa e ka hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salcburgut.

Kujtojmë që edhe në duelin e djeshëm mes PSG-së dhe Njukasëll, Kviaktovski ishte në VAR dhe sinjalizoi 11-metërshin që shkaktoi polemika.

Edhe pse nuk ka një reagim zyrtar, UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe arbitrin polak, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.

 

 

tomaz kviaktovski gjyqtari polak

Lini një Përgjigje