TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 22:50

Interi mposht Xhenoan me vuajtje dhe merr kreun, Lautaro Martinez shpëton nga turpi zikaltërit

Shkruar nga Pamfleti

Interi mposht Xhenoan me vuajtje dhe merr kreun, Lautaro Martinez shpëton

Edhe pse në letër pritej një përballje e lehtë për Interin në “San Siro” ndaj Xhenoas, rezultati dhe ndeshja në fushë treguan të kundërtën. Zikaltrit morën një fitore me shumë vuajtje ndaj Xhenoas, duke marrë përkohësisht kreun e Serisë A.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Pjesa e dytë nuk kishte ndonjë ndryshim nga e para, një lojë shumë e vakët e zikaltërve, duhej të vinte minuta e 78 kur të zhbllokohej rezultati.

Ishte pikërisht Lautaro Martinez që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit e Hakan Çalhanoglu. Turku u fut në fushë në minutën e 65, në vend të Kristjan Asllanit, i cili e nisi sfidën si titullar sonte.

Ndeshja mbyllet përfundimisht 1-0, me këtë fitore Inter merr vendin e parë me 57 pikë, një pikë më shumë se Napoli, që luan nesër ndaj Komos.

inter xhenoa seria a

Lini një Përgjigje