TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 21:42

Qazim Laçi bën protagonistin me Spartën e Pragës, mesfushori kuqezi realizon golin e dytë në kampionatin çek (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi bën protagonistin me Spartën e Pragës,

Paraqitje spektakolare nga Qazim Laçi mbrëmjen e sotme me Spartën e Pragës në fitoren kundër Ceske Budejovice me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të kampionatit çek.

Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të realizonte dy gola në këtë sfidë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm. Megjithatë, rrjeta e gjetur në minutën e 64 ishte e vlefshme për Laçin.

Ky ishte goli i dytë i mesfushorit kuqezi në kampionatin çek me fanellën e Sparta Pragës, në 19 paraqitje.

 

 

qazim laçi mesfushori shqiptar sparta e pragës

Lini një Përgjigje