
Çelsi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier Ligë pas asaj me Brajtonin, ndërsa Aston Vila rikthehet te fitorja pas barazimit me Liverpulit.
Marko Asensio dhe Markus Rashford po shkëlqejnë pas huazimit në merkaton e janarit tek Aston Vila. Dy lojtarët duken në super formë dhe mbi të gjitha kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.
Pikërisht dyshja në fjalë i dha fitoren e madhe Aston Vilës në shtëpi 2-1 ndaj Çelsit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Premier Ligës.
Blutë kaluan të parët në avantazh, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku Pedro Neto i dha një asist perfekt Enzo Fernandez dhe argjentinasi nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për “Blutë”.
Në fillim të pjesës së dytë, Rashford zuri vendin e Xhekob Ramsej dhe që nga ky moment ndryshoi loja e Aston Vilës. Goli i barazmit erdhi në minutën e 58, kur Rashford nuk shënoi dot vetë, por pasoi për Asension, spanjolli nuk mund të gabonte nga aq afër.
Goli i përmbysjes së madhe erdhi në minutën e 89, ku sërish kombinimi Rashford-Asensio rezultoi i saktë. Pas kësaj fitoreje, Aston Vila ngjitet në vendin e shtatë me 42 pikë, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e gjashtë me 43 pikë.
Lini një Përgjigje