TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 20:52

Atletiko triumfon dhe merr kreun e La Ligës, “Los Kolçoneros” vënë në presion Barcelonën dhe Realin

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko triumfon dhe merr kreun e La Ligës, “Los

Atletiko e Madridit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 në La Liga. “Los Kolçoneros” fituan me shfrat 0-3, ku shkëlqeu Julian Alvarez me dy gola.

Argjentinasi shënoi fillimisht në minutën e 11 dhe sërish në minutën e 29, ku dërgoi topin me kokë në rrjetë pas super krosimit të Antuan Grizman. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2.

Goli i tretë për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone erdhi në minutën e 85, ku Angel Korrea shënoi pas asistit të Gallager. Pas kësaj fitoreje, Atletiko merr momentalisht vendin e parë me dy pikë më shumë se Barcelona dhe Reali. “Los Kolçoneros” pasi bënë detyrën e tyre për këtë javë, shpresojnë për hapa fals të dy rivalëve për titull.

 

atletiko e madridit la liga valencia

Lini një Përgjigje