TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 22:10

Rrjeta e 6 në 27 ndeshje të luajtura, sulmuesi shqiptar abonohet me golin në elitën e futbollit rumun (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrjeta e 6 në 27 ndeshje të luajtura, sulmuesi shqiptar abonohet me

Meriton Korenica, duket se është abonuar me golin në elitën e futbollit rumun. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanelën e kryesuesve të Kluzhit në duelin ndaj Petrolul.

Realizim fantastik i 28-vjeçarit në minutën e 48 të sfidës, i dhuroi avantazhin skuadrës së Kluzhit. 

Për Korenicën ky ishte goli i gjashtë në kampionat në 27 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 4 asiste duke u shndërruar në një protagonist te kjo skuadër. 

 

meriton korenic sulmuesi shqiptar kampionati rumun

Lini një Përgjigje