TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2025, 22:33

Jo vetëm Kristjan Asllanin, në ndeshjen me Xhenoan edhe një tjetër shqiptar nën urdhrat e Inzagit

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm Kristjan Asllanin, në ndeshjen me Xhenoan edhe një

Kristjan Asllani nuk është futbollisti i vetëm shqiptar në gatishmëri të trajnerit Simone Inzagi në radhët e Interit për ndeshjen ndaj Xhenoas. Mesfushorit që e nisi ndeshjen si titullar, i është bashkuar një tjetër lojtar shqiptar.

Portieri i U20 të Interit, Alain Taho, është përzgjedhur si alternativë sot për katërkëndorin e zikaltërve, ku tashmë dihet se do të mungojë për rreth një muaj Jan Zomer, i cili është dëmtuar në gisht. Titullar në vend të zviceranit është graduar spanjolli Martinez, ndërsa në pankinë janë ulur 19-vjeçari italian Kaligara dhe pikërisht 17-vjeçari Taho.

Jo vetëm Kristjan Asllanin, në ndeshjen me Xhenoan edhe një

Ky i fundit është pjesë e kombëtareve  të moshave të Shqipërisë, pasi ka luajtur në vitet e fundit kualifikueset e Europianit si me U-17, ashtu edhe me U-19 kuqezi.

Jo vetëm Kristjan Asllanin, në ndeshjen me Xhenoan edhe një

alain taho portieri shqiptar inter

Lini një Përgjigje