
Serie A mbylli raundin e 16 me një “mal golash”. Në “Olimpico” të Romës skuadra e Interit fitoi 0-6 në transfertë, duke ‘shkërmoqur’ Lacion dhe prishur ecurinë e mirë të bardhekaltërve të Baronit, për t’iu shkaktuar humbjen e 5 sezonale.
Fundi i pjesës së parë dhe konkretisht në minutën e 41, Hakan Çalhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i lënë vend supergolit të Dimarkos në minutën e 45.
Fraksioni i dytë nisi me dy gola të shpejtë. Barela dhe Damfris shënuan dy “perla” në minutat 51 dhe 53 për të “arkivuar” tri pikët. Në minutën e 63 në lojë u fut Kristjan Asllani duke i marrë vendin Hakan Çalhanoglusë.
Në minutën e 77 pati vend për golin e një tjetër mbrojtësi, me Karlos Augusto që i futur në pjesën e dytë bëri një veprim të bukur para se ta ndalte topin në rrjetë. Në minutën e fundit Markus Turam mbylli “festivalin e golave” duke shënuar të gjashtin.
Sukses tenistik për Interin që e sheh veten në vendin e tretë me 34 pikë, tre më pak se Atalanta kryesuese. Lacio me 31 pikë mbetet në vendin e pestë.
Lini një Përgjigje