TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 20:50

Dëmtimi detyron Kristian Shpendin të mbyllë vitin, ja kur kthehet në fushat e lojës sulmuesi shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi detyron Kristian Shpendin të mbyllë vitin, ja kur kthehet

Kristian Shpendi ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës në Serinë B ndaj Kozencës. Sulmuesi, i cili ka shënuar 10 gola në këtë edicion me klubin e tij në Serinë B, doli i përlotur nga fusha e lojës pas një dëmtimi në këmbë.

Ekzaminimet e para shmangën më të keqen, pasi u konstatua se nuk kishte frakturë në këmbën e majtë për sulmuesin shqiptar. Por tashmë testet kanë konfirmuar se ai ka një dëmtim të muskulit të tibies së majtë, siç konfirmoi klubi i Çezenës në një komunikatë zyrtare.

Gjendja e sulmuesit bardhezi, i cili që nga nesër do të nisë rrugëtimin e rehabilitimit, do të jetë objekt i vlerësimeve të reja gjatë javëve të ardhshme nga stafi mjekësor i klubit”, shkruhej në njoftimin e Çezenës, duke bërë të qartë se lojtari do të rrijë disa javë larg fushave të lojës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një rikthim i mundshëm i tij, pritet në gjysmën e dytë të janarit, nëse gjërat do të shkojnë ashtu siç duhet gjatë riaftësimit të futbollistit.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje