TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 18:38

Ishte duke parë derbin e Anglisë, tifozi ndahet tragjikisht nga jeta gjatë ndeshjes Siti-Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Ishte duke parë derbin e Anglisë, tifozi ndahet tragjikisht nga jeta

Mançester Siti ka njoftuar për vdekjen tragjike të një tifozi, që po ndiqte dje derbin me Junajtid. Një urgjencë shëndetësore, që nuk u vërejt gjatë ndeshjes, përfundoi me ndarjen nga jeta të tifozit.

Mançester Siti është në dijeni të lajmit tragjik se një nga tifozët tanë ka ndërruar jetë pas një urgjence shëndetësore në ndeshjen e djeshme.

Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë kohë tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Derbi i djeshëm u fitua ndërkohë me rezultatin 1-2 nga Junajtid, që ia doli të triumfojë duke përmbysur disavantazhin një goli.

tifozi mançester siti mançester junajtid

Lini një Përgjigje