TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 19:45

Benzema po djeg 100 mln euro, në Spanjë zbulojnë vendimin e papritur të francezit që e kthen te Reali

Shkruar nga Pamfleti

Benzema po djeg 100 mln euro, në Spanjë zbulojnë vendimin e

Karim Benzema është aktualisht një nga lojtarët më të paguar në botë, pasi kontrata e tij me Al Itihad në Arabinë Saudite i garanton atij 100 milionë euro në sezon. Por sulmuesi francez raportohet se po mendon që të mbyllë karrierën e tij para kohe.

“Relevo” bën të ditur se ish-sulmuesi i Realit të Madridit, po merr në shqyrtim idenë e mbylljes së kontratës me Al Itihad në verën e vitit 2025 dhe jo më 2026, siç ishte planifikuar në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. Benzema raportohet se ka qenë i pakënaqur me faktin se ishte shumë larg pritshmërisë së tij në periudhën e kaluar deri tani në Arabinë Saudite, duke mos fituar trofetë që dëshironte.

Ndaj bëhet e qartë se ndonëse skuadra e tij kryeson kampionatin, Benzema po shqyrton mundësinë që të mbyllë gjithçka me Al Itihad edhe futbollin e luajtur këtë verë. AI mendohet se do të kthehet të jetë pjesë e Realit të Madridit, por jo në fushën e lojës. Të njëjtat burime saktësojnë se Benzema pritet të jetë ambasador i Realit sidomos në vendet e botës arabe, për të cilën ka fituar më shumë njohuri pikërisht për shkak të kësaj eksperience në Arabinë Saudite.

karim benzema sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje