
Redon Xhixha është shfaqur protagonist në ndeshjen e ditës së sotme, ku Karabagu i tij fitoi në shtëpi përballë Sumqajit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Azersun Arena”, përfundoi 5-0 në favor të vendasve.
Ishte pikërisht Xhixha që shënoi golin e katërt të kësaj sfide. Në minutën e 76 të takimit, ish-i i Tiranës dërgoi topin në fundin e rrjetës. Ai gjeti rrugën e rrjetës vetëm 7 minuta pasi u aktivizua në fushën e lojës.
Një gol mjaft i rëndësishëm për Xhixhën edhe pse mbetet ende në qendër të merkatos në janar. Kujtojmë se Karabagu bleu kartonin e Xhixhës në janarin e vitit 2023, ndërsa kartoni i tij i përket klubit azerbajxhanas deri në verën e vitit 2026.
26-vjeçari ka marrë shumë pak minuta këtë sezon. Në grupet e Europës madje nuk ka qenë as si alternativë në stol.
Pritet të shihet nëse sulmuesi shqiptar do të zgjedhë të luftojë për vendin e titullarit te Karabagu, apo do të kryejë rikthimin e bujshëm në Superiore.
Lini një Përgjigje