TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 20:28

Demaskohet hapur sulmi i turpshëm ndaj Rei Manajt, ‘i masakruari’ Jillmaz e nis ndeshjen titullar

Shkruar nga Pamfleti

Demaskohet hapur sulmi i turpshëm ndaj Rei Manajt, ‘i

Një javë më parë, e gjithë Turqia ishte në këmbë kundër Rei Manajt. Një faull në fundin e ndeshjes mes Sivasporit dhe Gallatasarajit nga sulmuesi shqiptar nuk u ndëshkua me kartonin e kuq për të dhe në Turqi nisi një histeri kolektive që përfshiu edhe drejtues klubesh e përfaqësues të federatës.

Manaj u akuzua se kishte dëmtuar me qëllim Barish Alper Jillmaz me ndërhyrjen e tij, teksa pas ndeshjes kishte kritika pafund, duke aluduar se i kishte rrezikuar karrierën lojtarit të kombëtares turke. Reagimet e Gallatasarajit ndezën aq shumë situatën, sa që në rrjetet sociale nuk munguan edhe kërcënimet me jetë ndaj sulmuesit shqiptar.

Por si për çudinë e të gjithëve, Jillmaz, nga një lojtar i cili diskutohej se do të humbte muaj të tërë nga dëmtimi, sot është shfaqur titullar në ndeshjen e Gallatasarajit ndaj Trabzonsporit. Me pak fjalë, gjithçka ishte një shfaqje e turpshme mediatike nga ana e Gallatasarajit, që solli histerinë kolektive të padrejtë ndaj Manajt, të cilit shumëkush i detyrohet disa ndjesa në Turqi.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare baresh jillmaz

Lini një Përgjigje