TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 20:06

Muçi dorëzohet përballë Kurtulan, mbrojtësi i Demirspor fiton duelin e shqiptarëve në Superligën Turke

Shkruar nga Pamfleti

Muçi dorëzohet përballë Kurtulan, mbrojtësi i

Adana Demirspor ka shkaktuar një surprizë në Superligën turke duke mposhtur Beshiktashin me rezultatin 2-1. Ishte mbrojtësi Arda Kurtulan që fitoi duelin mes shqiptarëve në Turqi, pasi ia doli pikërisht përballë Muçit.

Muçi u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve. Sulmuesi shqiptar në krahun e majtë ia bëri mjaft të vështirë ish-lojtarit të Shpresave.

Goli i Beshiktashit në minutën e 72 erdhi pikërisht nga krosimi i Muçit, ndërsa përballë kishte Kurtulan.

Ky i fundit pati një ndërhyrje të rëndësishme, pasi Muçi goditi një top më kokë duke tentuar të gjejë rrjetën. Ishte mbrojtësi i Demirspor, që devijoi topin në këndore për të shpëtuar skuadrën e tij.

Dueli mes të dyve vazhdoi deri në fund. Në kohën shtesë ishte Muçi që provoi me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Kurtulan po i pengonte rrezen e portës. Topi përfundoi jashtë.

Kjo fitore ishte e para për Adana Demirspor, teksa Kurtulan tregoi vlerat e tij në mbrojtje.

ernest muçi arda kurtulan superliga e turqisë

Lini një Përgjigje