TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2024, 21:53

Adriano “var këpucët në gozhdë”, ‘Perandori’ nuk i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë në mes të stadiumit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Adriano “var këpucët në gozhdë”,

Në botën e futbollit njihet si 'Perandori'. Bëhet fjalë për Adriano Leite Ribeiron, ish-sulmuesin e famshëm të Interit dhe Brazilit, i cili në moshën 42-vjeçare ka zhvilluar një ndeshje lamtumire nga futbolli.

Adriano qau me ngashërim në fushë kur në ekranet e "Maracana" të Rio de Janeiro u shfaq një mesazh nga i ati i ndjerë prej 20 vitesh, kjo edhe pas një ndihme nga "Inteligjenca Artificiale".

Nderimi emocional e la Adrianon në lot, pasi siç e ka shpjeguar më herët. Vdekja e babait të tij 20 vjet më parë ndikoi thellë tek ai, duke e bërë të humbiste pasionin për futbollin. Pas humbjes tragjike, Adriano luftoi me depresionin dhe filloi të pinte alkool, gjë që përfundimisht ngeci karrierën e tij dikur premtuese, duke e kthyer atë në një nga talentet që nuk dha gjithë potencialin.

Flamengo dhe një ekip i quajtur Friends nga Italia luajtën në ndeshjen e lamtumirës. Adriano luajti nga një pjesë për të dyja skuadrat dhe lamtumira u dha nga yje si Romario, Hulio Sezar, Dida, Ivan Kordoba dhe djali i Adrianos, Adrianinjo.

Në lamtumirë mori pjesë edhe legjenda braziliane Ronaldo, ndonëse nuk luajti. Adriano e filloi karrierën te Flamengo, teksa luajti për Interin, Fiorentinën, Parmën, Sao Paulon, Korinthiansin, Atletiko PR dhe Miami Junajtid, ku e mbylli karrierën e tij në vitin 2016.

Në kombëtaren braziliane luajti 48 ndeshje dhe shënoi 27 gola.

adriano sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje