
Interi mori një fitore të rëndësishme në Lisbonë, ku mposhti Benfikën me rezultatin 0-2. Por fitorja e zikaltërve nuk i tremb portugezët. Mesfushori i Benfikës, Chiquinho beson te përmbysja në Milano dhe këtë e bën të ditur se ne mund të shënojmë dy ose tre në ndeshjen e dytë.
“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi cilësor. Ne kishim shanset tona për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam. Interi arriti të shënonte dy gola, por asgjë nuk është e humbur. Ne do të shkojmë në Milano dhe do t’i japim gjithçka për të fituar. Nëse ata kanë shënuar dy gola këtu, ne mund të shënojmë dy ose tre në ndeshjen e dytë. Ekipi mbetet i sigurt. Ne patëm një sezon të shkëlqyer dhe dy humbje nuk do të na trondisin. Sigurisht që jemi të trishtuar, nuk duam të humbim dhe jemi mësuar të fitojmë”, ka thënë Chiquinho.
Lini një Përgjigje