
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të fazës çerekfinale të Champions League. Mançester Siti ka mposhtur minimalisht Bajernin e Mynihut në “Etihad Stadium”.
Ekipi i Guardiolës gjeti golin e avantazhit pas 27 minutash me Rodrin. Një aksion i zgjatur në krah nga Silva, që më pas u kthye mbrapa dhe topi shkoi rreth 20 metra larg portës së Somer, ku spanjolli me një të majtë të jashtëzakonshme, duke telekomanduar goditjen në kryqëzimin mes shtyllave, duke mposhtur portierin e Bajernit.
Ndërkohë në Portugali, Benfika dhe Interi i janë drejtuar dhomava të zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.
Lini një Përgjigje