
Pak javë më parë, PSG-ja njoftoi Serxhio Ramosin se kontrata e tij nuk do të rinovohej. Sipas “TodoFichajes”, 37-vjeçari spanjoll do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas burimit, Ramos tashmë ka pranuar ofertën e Al-Nasri. Kështu, mbrojtësi spanjoll do të ribashkohet me Kristiano Ronaldon, ata më parë ndanin dhomën e zhveshjes te Reali i Madridit për shumë vite. Portugezi luan për Al-Nasri që nga fillimi i vitit 2023.
Serxhio Ramos do të nënshkruajë një kontratë për 2 sezone me Al-Nasri.
Kujtojmë se Serxhio Ramos iu bashkua PSG-së që në verën e vitit 2021.
Lini një Përgjigje