TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2023, 17:50

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund, shkarkohet pa asnjë humbje dhe në krye të klasifikimit trajneri i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund, shkarkohet pa

E pabesushme ajo çfarë ndodh me ekipet shqiptare. Trajnerët në Shqipëri nuk largohen vetëm kur mungojnë rezultatet, por edhe kur skuadrat nuk njohin humbje. I tillë është rasti i Elbasanit që ka vendisur të largojë trajnerin Gentian Stojku.

Sipas “Oversport”, skuadra elbasanase ka shkarkuar nga detyra trajnerin e tyre  vetëm 4 javë përpara përfundimit të kampionatit. Stojku e mori drejtimin e kësaj skuadre që në themelimin e tij dhe aktualisht ndodhen në vendin e parë në tabelën e klasfikimit në grupin A në Kategorinë e Dytë. Pas 18 ndeshjesh kanë grumbulluar 48 pikë, duke qenë vetëm 4 sfida larg ngjitjes në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

gentian stojku trajneri i elbasanit

Lini një Përgjigje