TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2023, 17:29

Një nga mungesat e mëdha të Silvinjos për ndeshjen me Poloninë, “raketa” shqiptare nis stërvitjen me stafin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Një nga mungesat e mëdha të Silvinjos për ndeshjen me

Odise Roshi ishte një nga mungesat e mëdha në ekipin e parë të Silvinjos për ndeshjen me Poloninë. Anësori i Kombëtares nuk u preferua megjithëse skema e re i shkon shumë për shtat cilësive të tij, megjithatë, ai mbetet në listën me 70 lojtarë që mbikëqyren nga stafiu i Kombëtares.

Javën e fundit, Roshi pësoi një dëmtim në stërvitje me skuadrën e Sakarjaspor në Turqi, por ka vendosur që terapinë ta bëjë në Tiranë. Ditën e sotme, raketa e Kombëtares është stërvitur me dy nga pjestarët e stafit të Tiranës, përgatitësin atletik, Kostandinos Jani dhe fizioterapistin Arzen Voci.

Tirana do t’i nënshtrohet një revolucioni në merkaton e verës dhe mbetet të shihet cilët do të jenë afrimet e bardhebluve që do të varen edhe nga përfundimi i këtij sezoni. Mbetet për t’u mësuar nëse Jani dhe Voci do të bëjnë edhe detyrën e “negociatorit” me Roshin apo thjeshtë punën e tyre.

Një nga mungesat e mëdha të Silvinjos për ndeshjen me

odise roshi tirana

Lini një Përgjigje