
Përfundojnë dy ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Interi ka mposhtur në Lisbonë Benfikën me rezultatin e pastër 0-2, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Ishte Nikolo Barella ai që zhbllokoi ndeshjen për zikaltërit. Një dalje e bukur e Bastonit qe kaloi mesin e fushës dhe dha një krosim të fortë dhe të shpejtë në shtyllën e dytë, aty ku Barela me kokë devijoi në rrjetë.
Në minutën e 82, Romelu Lukaku i dha sigurinë Interit me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Bajerni i Mynihut duket se i ka thënë lamtumirë këtij kompeticioni që në çerekfinale. Bavarezët janë surprizuar nga Mançester Siti në “Etihad Stadium”, teksa ekipi i Pep Guardiolës i ka mposhtur pastër 3-0. Pas 27 minutash, “Qytetarët” zhbllokuan shifrat me Rodrin. Një aksion i zgjatur në krah nga Silva, që më pas u kthye mbrapa dhe topi shkoi rreth 20 metra larg portës së Somer, ku spanjolli me një të majtë të jashtëzakonshme, duke telekomanduar goditjen në kryqëzimin mes shtyllave, duke mposhtur portierin e Bajernit.
Por duket se Mançester Siti nuk u ndal me kaq dhe më në fund shënoi edhe i shumëprituri Haland në minutën e 76. Pas asistit për Silvën, norvegjezi këtë herë finalizoi një asist të bukur brenda zonës.
Lini një Përgjigje