TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 10:07

Humbën 3-0 me Mançester Sitin, Tuchel: Bëmë një ndeshje të shkëlqyer për 70 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Humbën 3-0 me Mançester Sitin, Tuchel: Bëmë një

Bajerni i Mynihut u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Mançester Siti. Një rezultat i tillë lë pak shanse për të kaluar në turin pasardhës të Ligës së Kampionëve. Por Tuchel nuk është i pakënaqur me skuadrën e tij. Trajneri i Bajernit ka thënë në konferencën për shtyp pas sfidës se ka parë një ndeshje të shkëlqyer për 70 minuta dhe se nuk ndan mendimin se ekipi i tij bëri një paraqitje të keqe.

“Rezultati është shumë i ashpër dhe ne u ndëshkuam pikërisht kur ishim më mirë se Mançester Siti dhe inercia ishte në anën tonë. Pavarësisht 3-0, unë refuzoj të flas për një paraqitje të keqe, pashë një ndeshje të shkëlqyer për 70 minuta. Mungon pak forma dhe besimi, është një rezultat i vështirë për t’u përtypur, por futbolli nuk dhuron asgjë”, ka deklaruar Thomas Tuchel.

macester siti bajerni mynihut

Lini një Përgjigje