TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2023, 15:55

Interi fiton me përmbysje ndaj Lacios, shpërthen festa në Napoli për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Interi fiton me përmbysje ndaj Lacios, shpërthen festa në Napoli

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-1 Lacion. Pavarësisht se në pjesën e parë zikaltërit e panë veten në disavantazh, në të dytën arritën të reagonin mirë duke shënuar 3 gola. 

Por më shumë festë ka pasur në stadiumin “Maradona” dhe në qytetin e Napolit, që me një fitore të mundshme ndaj Salernitanës (në orën 15:00), të kaltërit shpallen matematikisht kampionë.

Sfida në Milano u zhbllokua në minutën e 27. Ishin zikaltërit që goditën të parët, duke shënuar me Mkitarjan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR.

Tri minuta më pas erdhi befasia për vendasit. Skuadra e Sarrit gjeti golin e avantazhit me Felipe Anderson, i cili përfitoi nga një gafë e Açerbit në mbrojtje.

Miqtë shkuan në avantazh të një goli në pushimin e ndeshjes, ndërsa në të dytën Interi sulmoi pa rreshtur. Goli i barazimit erdhi në minutën e 78. Lautaro Martinez, pasi mori një top në qendër të zonës nga Lukaku, nuk fali përballë portierit.

Pesë minuta më vonë, Lukaku dha një tjetër asist, kësaj here për Gosens, i cili përmbysi shifrat në 2-1. Interi jo vetëm mbrojti avantazhin, por shënoi edhe të tretin në minutën e 90. Dopietë personale e argjentinasit Lautaro.

Me këtë fitore, Interi e sheh veten në vendin e katërt, me pikë të barabarta Milanin e Romën.

 

inter lacio seria a

Lini një Përgjigje