TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 19:23

Kontejneri bie sipër makinës së tij, basketbollisti amerikan shpëton për mrekulli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kontejneri bie sipër makinës së tij, basketbollisti amerikan

Brajan Danston, ish- basketbollisti i Olimpiakos, ka qenë me fat nga një aksident tepër i frikshëm automobilistik në të cilin u përfshi.

Lojtari i Efes u plagos nga një kontejner që i ra në makinë në rrugën “Bakırköy Rauf Orbay” në Florya, por e rëndësishme është që ai shpëtoi për mrekulli. Brajan Danston u dërgua në spital pasi mori ndihmën e parë.

Kamioni që ndodhej përpara makinës së Danston, goditi një tunel, pasi lartësia e kamionit ishte më e lartë tuneli dhe nuk mundi të kalonte kontejnerin, duke bërë që objekti në fjalë të binte në makinën që ndodhej basketbollisti.

Sipas gazetarit Ismael Senol ai është i vetëdijshëm dhe i ka shpëtuar rrezikut. Ai flet normalisht dhe është nën vëzhgim e mjekëve në spital.

Sipas mediave turke, kapiteni i Efes ka mbetur i plagosur në trup, teksa është duke u ekzaminuar tërësisht.

brajan danston basketbollisti amerikan

Lini një Përgjigje