TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 18:38

Detaje “të nxehta” të natës famëkeqe, zbulohet marrja në pyetje e Dani Alvesh

Shkruar nga Pamfleti

Detaje “të nxehta” të natës famëkeqe, zbulohet

Stacioni radiofonik spanjoll “Cadena SER” arriti të sigurojë në dorë deklaratat e fundit të Dani Alvesh.

Më 17 prill, futbollisti dëshmoi për herë të katërt para gjyqtarit në lidhje me atë që ndodhi disa muaj më parë në një klub nate në Barcelonë.

Që nga janari, mbrojtësi është në burg për shkak se akuzohet për sulm seksual. Megjithatë, sipas versionit të brazilianit, lidhja me 23-vjeçaren kishte ndodhur në mënyrë konsensuale.

Pëlqimin e saj e vura re nga mënyra se si kërcente, nga mënyra se si më afrohej, nga mënyra se si shkëmbyem shikimet”, tha Dani Alvesh para se të shtonte:

I kërkova që të shkonim në banjë dhe ajo tha po, nuk ishte aspak problem. Unë i thashë se do të shkoja para dhe do ta prisja brenda”.

Sipas historisë së lojtarit brenda tualetit, gjërat do të kishin shkuar ndryshe nga ajo që është dëshmuar nga viktima e supozuar.

Të dy, sipas Alvesh, ishin puthur dhe në një moment gruaja kishte filluar të praktikonte seks oral dhe e kishte pyetur dy herë sportistin “nëse më pëlqente dhe i thashë po”.

Ish-lojtari i Juventusit më vonë do t’i kërkonte që ta priste për disa minuta dhe më pas të vazhdonte, por kjo sjellje do ta kishte zemëruar spanjollen:

Deri atëherë gjithçka kishte shkuar mirë, ne donim ta bënim, kishim të njëjtën dëshirë, atëherë nuk e di se çfarë ndodhi”.

dani alvesh ish-mbrojtësi brazilian

Lini një Përgjigje