
Tifozët e Arsenal prej kohësh ishin përgatitur të shijonin më në fund titullin në Angli. Ky dukej viti ideal, por gjërat ndryshuan shumë në katër javët e fundit, ku “Topçinjtë” nuk njohin fitore. Humbja kundër Mançester Sitit, rivalit të tyre kryesor, bëri që ky objektiv të mos jetë më në dorë të Arsenalit. Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, londinezët pritet të jenë aktiv në merkaton e verës.
Në mënyrë surprizë, sipas “Daily Mail”, Arsenali ka vendosur të nxjerrë në shitje Granit Xhakën. Trajneri Arteta nuk e sheh mesfushorin shqiptar si të paprekshëm në skemat e tij dhe për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit e klubit të dëgjojnë ofertat që vijnë për mesfushorin. Që nga 2016, Xhaka ka pasur ulje-ngritjet e tij me fanelën e Arsenalit, ndërsa ka luajtur afro 300 ndeshje me ekipin londinez.
Lini një Përgjigje