TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 20:23

Skënderbeu dorëzon kurorën, Partizani shpallet kampion në volejbollin e femrave dhe rikthen titullin në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu dorëzon kurorën, Partizani shpallet kampion në

Partizani është kampioni i ri i Shqipëisë. Ekipi i volejbollit të femrave ka fituar finalen e pestë ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1 me sete, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve në 3-2.

Në këtë mënyrë vajzat e kuqe arrijnë të fitojnë titullin kampion në kampionat dhe ngrenë lart trofeun e shumëpritur në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, duke konfirmuar suksesin e madh këtë sezon që ka qenë fantastik.

Partizani zbret kështu nga froni korçaret që u shpallën fitues sezonin e shkuar dhe rikthejnë trofeun në kryeqytet. Për Partizanin, ky është titulli i pestë në historinë e tij.

Ndeshja nisi më mirë për Partizanin, që dominoi në setin e parë, duke fituar 25-21. Në të dytin erdhi replika e skuadrës korçare, që luajti më mirë dhe fitoi 25-20, duke barazuar shifrat. Gjithsesi, skuadra kryeqytetase mori sërish frenat e lojës në dorë, duke fituar 25-18 setin e tretë.

Partizani nuk e uli ritmin as në setin e katërt, ku pati vazhdimisht epërsi, duke fituar 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-1. Një triumf i merituar për Partizanin, që rikthehet në elitën e volejbollit shqiptar.

partizani skënderbeu volejboll për femra

Lini një Përgjigje