
Armando Broja në “radarin” e Sportingut të Lisbonës. Pavarësisht se sulmuesi shqiptar po qendron prej disa muajsh jashtë fushës së blertë prej dëmtimit të rëndë, ai ka nxitur interesin e portugezëve. Siç raporton “Bola Ne Rede”, Sportingu dëshiron lojtarin e kombëtares shqiptare.
Presidenti Federiko Varandas ka udhëtuar drejt Londrës, ku ka pasur edhe një takim me drejtuesit e Çelsit. Raportohet se është diskutuar pikërisht për shtatlartin e fazës ofensive. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa vetë futbollisti ka deklaruar më parë se do të japë kontributin e vet në “Stamford Bridge”.
Megjithatë drejtuesit mund të rikthejnë Lukakun e huazuar tek Interi, ndërsa shqiptarin ta transferojnë në Portugali për të gjetur formën e munguar.
Kujtojmë që më herët, emri i Brojës është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm në Serinë, A ku e kërkojnë disa ekipe “big”, por vetë lojtari e sheh të ardhmen e tij me fanelën e Çelsit. E sigurt është që për Brojën do të dëgjojmë shumë në këtë merkato vere.
Broja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit në gju në fazën përgatitore në Amerikë.
Lini një Përgjigje