
Lionel Mesi pritet të rikthehet te Barcelona në merkaton e verës. Ylli argjentinas do ta mbyllë aventurën e tij te PSG-ja dhe do të gjendet sërish në shtëpinë e historisë për të. Mediat spanjolle kanë zbuluar se Mesi është gati të ketë edhe ulje pagese për të veshur fanelën e katalanasve.
Megjithatë, një kusht ekziston i vendosur nga argjentinasi. Ky i fundit kërkon sigurinë që Barcelona të marrë pjesë në Champions League për sezonin e ardhshëm. Kjo kërkon pak kohë deri në momentin që të zbardhet skandali i plotë i Barcelonës në lidhje me pagesat që kanë bërë për arbitrat.
Lini një Përgjigje