
Ndeshja e basketbollit të Euroligës mes Realit të Madridit dhe Partizanit të Beogradit u pezullua në më pak se dy minuta të mbetura pas një sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Madrilenët po humbisnin 95-80 në shtëpi. Në një moment të përballjes, lojtari i madrilenëve, Serxhio Lull shkaktoi faull ndaj kundërshtarit dhe aty nisi i gjithë sherri banal që përfshiu të dy skuadrat, stafet por edhe disa prej spektakorëve, ku i pranishëm ishte edhe legjenda e skuadrës së futbollit, Raul Gonzalez, i cili tani është trajner i ekipit U-19.
Basketbollistët u përleshën teksa nuk munguan dhe grushtet mes tyre
“Euroliga Basketball dënon fuqishëm ngjarjet që ndodhën në fund të ndeshjes. Ngjarje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit që promovojnë liga dhe klubet e saj dhe që mishëron sporti i basketbollit”, thuhej në faqen zyrtare të ligës.
Në pamundësi për të qetësuar situatën, 1 minutë e 40 sekonda përpara përfundimit të periodës së katërt, gjyqtari i takimit vendosi që ndeshja të ndërpritej duke dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes, ndërsa fitorja iu akordua zyrtarisht ekipit serb.
Partizani i Beogradit fitoi ndeshjen e parë në Madrid 89-87.
CAOS IN MADRID.
— Matteo Andreani (@matty_vanpersie) April 27, 2023
Very bad attitude by Real Madrid players who want to end the game in a real fight against Partizan Belgrade.
Not the way we want to see a EuroLeague game.#Basketball #Baloncesto #EuroLeague #Partizan #Belgrade #RealMadrid #Fight #Caos pic.twitter.com/Ap1UYVl2xf
Lini një Përgjigje