TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 19:33

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës së blertë, e dashura tregon jetën e tyre intime dhe zbulon si është në shtrat

Shkruar nga Pamfleti

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës

Edhe pse Zhoze Murinjos i pëlqen më së shumti të flasë për bashkëshorten e tij Matilda Faria, me të cilën është i martuar që nga viti 1989, ai ka pasur prova të rënda në të kaluarën. Sidomos kur bëhet fjalë për martesën e tyre.

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës

Ndërsa ishte ende një trajner i panjohur dhe punonte në klubin Leiria, “Special One” pati një lidhje me një grua të quajtur, Elsa Souza. Ai u dashurua me të dhe ua prezantoi edhe futbollistëve të tij si bashkëshorten e tij.

Se çfarë do të thoshte Elsa për të, tregon më së miri fakti se trajneri aktual i Romës mori oferta nga Porto dhe Benfika në të njëjtën kohë. Ato ishin të barabarta financiarisht. Vendimin për të zgjedhur e mori Elsa. Ajo vendosi për Porton. Pjesa tjetër është histori.

Sot, Elsa Souza është pronare e një butiku mode dhe kujton romancën e tyre. “Ai gjithmonë më thoshte: ‘Unë jam Murinjo, unë jam “i veçanti”, unë jam Zoti’. Më pëlqente arroganca e tij. Kjo ishte ajo që më tërhoqi fillimisht vëmendjen. Besimi i tij ishte shumë tërheqës. Ai kënaqej duke më ushqyer me biskota me çokollatë. Teksa bënim dashuri dhe ai po më kënaqte, luante hitin e Brajan Adams: “Everything I Do, I Do It for You”, - kujtoi Elsa.

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës

Zhoze Murinjo i tha të dashurës së tij se do të divorcohej nga gruaja e tij, Matilda. “Ai nuk mbante unazë martese... Dhe nuk kisha pse të dyshoja për gjithçka që më thoshte. Ai më tha se do të divorcohej nga gruaja e tij, sepse nuk ishte i lumtur me të. Isha i sigurt se po thoshte të vërtetën”.

Por Murinjo e ka zhgënjyer të dashurën e tij. Pas disa kohësh ajo zbuloi se trajneri i Portos nuk donte të linte gruan dhe fëmijët, ndaj i dha një ultimatum. Ai duhej të zgjidhte dhe Murinjo vendosi për gruan e tij, Matildën, e cila e mori vesh këtë lidhje vetëm disa vite më vonë.

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës

Ajo e fali, por Zhoze nuk pushoi së tradhëtuari. Ai i donte punët. Katër vite më parë, ai u fotografua duke pushuar në plazh në shoqërinë e 41-vjeçares, Pru Karter-Robinson, me të cilën dyshohet se është në lidhje që nga viti 2010. Tabloidët anglezë ishin plot me foto të Murinjos dhe të dashurës së tij bionde angleze, e cila e ka shoqëruar prej vitesh në udhëtime ekzotike nëpër botë.

Zhoze Murinjo një “Special One” edhe jashtë fushës

Para kësaj, në vitin 2010, një grua keniane e quajtur Lelesit Silvan pretendoi se kishte një lidhje me Zhoze Murinjon. Ajo tregoi se ata janë takuar gjatë qendrimit të portugezit në Diani të Kenias, madje kanë shkuar në udhëtime të shumta në Poloni.

Lini një Përgjigje