
Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, Sharl Lëklerk arriti në “pole position” dhe do ta nisë nga vendi i parë garën e së dielës.
Ai la pas në vendin e dytë Maks Vershtapen, ndërsa podiumin e plotëson piloti tjetër i Red Bull, Serxhio Perez. Karlos Sainz u rendit në vendin e katërt, ndërsa i pesti dhe i gjashti u ndanë mes Hamilton dhe Alonsos.

Në vendin e pestë u klasifikua Ljuis Hamilton me Mercedes, që la pas një tjetër veteran, Fernando Alonson me Aston Martin. Në “top-10” edhe Norris, Tsunoda, Stroll e Piastri. Gjatë provave zyrtare pati dy ndalesa, dy flamuj të kuq, për shkak të disa aksidenteve në pistë.
Këto rezultate sot do të jenë të vlefshme vetëm për garën e së dielës në Baku, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara sprint, e para e këtij sezoni. Për këtë garë të shkurtër (100km) do të zhvillohen prova të tjera zyrtare, të quajtura “shoot-out” (ora 10:30), ndërsa gara sprint do të nisë në orën 15:30.
LECLERC TAKES POLE IN BAKU!!! #AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/uFOwyhl5SN
— Formula 1 (@F1) April 28, 2023
Lini një Përgjigje