TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 18:23

Disiplina dënon Tiranën dhe Vllazninë, ‘masakron’ Kastrioti, refuzohet kërkesa e Kukësit

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina dënon Tiranën dhe Vllazninë, ‘masakron’

Java që lamë pas në “Abissnet Superiore” ka kaluar pa incidente, ndërkohë që për sjellje të gabuar të tifozerisë janë dënuar vetëm Tirana dhe Vllaznia në klasiken e Shqipërisë.

Megjithatë, Komisioni i Disiplinës i ka dhënë një dënim të ashpër edhe mbrojtësit të Kastriotit, Eneid Kodra, i cili dy javë më parë u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bylisit. Ndërkohë, është hedhur poshtë edhe kërkesa e futbollistit të Kukësit, Dejan Rexhmati për faljen e dënimit, i cili është dënuar pak javë më parë me 10 ndeshje pezullim.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1-KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3-Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4-Lojtari i AK Shqiponjat U-19, Denis Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Lojtari i AF Elbasani U-19, Ruken Hoxha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-Zyrtari i KF Turbina U-15, Andi Bibo, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7-Zyrtari i KF Turbina U-15, Ilir Cerriku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8-Lojtari i Albanet, Amri Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9-Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kreshnik Sinanaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10-Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kevi Beqiri, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11-Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Alaudin Karushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12-Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Erald Shehu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13-FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

14-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Kukësi U-19, Dajen Rexhmati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

15-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Endri Goxhi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Erando Seferi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

komisioni i disiplinës tirana vllaznia kukësi kastrioti

Lini një Përgjigje