TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 15:48

Policia pushton zyrat e Bajernit dhe stadiumin “Allianz Arena”, dyshime për pastrim parash, i përfshirë edhe oligarku rus

Shkruar nga Pamfleti

Policia pushton zyrat e Bajernit dhe stadiumin “Allianz Arena”,

Bajerni i Mynihut po kalon një moment të vështirë jo vetëm në kampionat, por edhe jashtë saj. Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, tashmë rrezikojnë edhe kampionatin ndërkohë që së fundmi, një tjetër problem ka “trokitur” në dyert e klubit bavarez.

Policia gjermane ka pushtuar stadiumin “Allianz Arena” si edhe zyrat e klubit. Sipas asaj që raporton gjermanja “Bild”, Zyra Federale e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Zyrën e Policisë Kriminale të Bavarisë po bëjnë kontrolle për të gjetur prova të mundshme në lidhje me dyshimin për pastrim parash dhe ku përfshihet oligarku rus, Alisher Usmanov.

Usmanov është mik i presidentit të nderit të kampionëve të Gjermanisë, Uli Hënes dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë. Kjo ka bërë që të ketë dyshime që Usmanov të ketë lëvizur paratë e tij, në mënyrë që të shmangë taksat që duhet të paguajë. Dyshimet vijnë edhe për shkak se klubi bavarez i ka dhuruar shpesh herë bileta për të ndjekur ndeshjet falas.

bajerni i mynihut skuadra gjermane alisher usmanov oligarku rus

Lini një Përgjigje