TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2023, 20:46

“Ernest Muçi show”, talenti i kombëtares shqiptare futet nga stoli dhe vulos fitoren e Lexhias së Varshavës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ernest Muçi show”, talenti i kombëtares shqiptare futet

Futbollisti i Kombëtares, Ernest Muçi, u bë protagonist me gol në fitoren e Lexhias së Varshavës kundër Visla Plok në Poloni.

Ish-sulmuesi i Tiranës u fut në minutën e 62 të takimit dhe la shenjën e tij në këtë duel. Në minutën e 93, 22-vjeçari rrëmbeu një top nga kundërshtari i tij dhe në hyrje të zonës lëshoi një “predhë”, e cila ishte e pamundur të kapej nga portieri, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke vulosur kështu fitoren për skuadrën e tij.

Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe ish-futbollisti tjetër i Tiranës, Jurgen Çelhaka, i cili u fut në fushë në minutën e 46.

ernest muçi ish-sulmuesi i tiranës lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje