TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2023, 16:57

Laçi tani është “europian”, kurbinasit triumfojnë në Ballsh dhe ‘zhysin’ Bylisin drejt Kategorisë së Parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Laçi tani është “europian”, kurbinasit

Përfundon ndeshja që ngriti siparin e javës së 31 të Abissnet Superiore. Pas barazimit ndaj Egnatias, Laçi është rikthyer te fitorja dhe ka mundur me rezultatin 0-2 Bylisin  në “Adush Muça”.

Kurbinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën 30 të sfidës. Pas një kundërsulmi, Manellari gejti Bajramajn, i cili dha asistin për Bibon dhe ky i fundit nuk gaboi duke kaluar në avantazh ekipin e Stavri Nicës.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me shifrat 0-1, miqtë gjetën edhe golin e qetësisë. Babatunde, i cili u gjend përpara portës, nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat.


Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 3 me 43, po aq sa Egnatia e cila ka një ndeshje më pak, ndësra Bylisi mban vendin e 9 me 33 pikë, duke e parë veten me njërën këmbë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

laçi bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje