
Entoni Losila, kapiteni i Bokumit, hapi rezultatin në minutën e 5 në ndeshjen ndaj Borusias së Dortmundit, por mysafirët barazuan pas vetëm 122 sekondash, me Karim Adejemi.
Verdhezinjtë kanë dy pikë epërsi ndaj Bajernit të Mynihut, i cili mund të rikthehet në vendin e parë të renditjes, në rast fitoreje në ndeshjen kundër Hertës së Berlinit, ndeshje e cila do të luhet të dielën në “Allianz Arena”.
Bavarezët, që synojnë titullin e njëmbëdhjetë radhazi, po kalojnë një periudhë më pak të lavdishme sportive, duke mos fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura, të gjitha nën drejtimin e Tomas Tuhel, i cili u emërua si trajner i bavarezëve më 24 mars të këtij viti.
Gabimi i rëndë gjyqtarëve, i pranuar publikisht
Sasha Shtegeman ka pranuar përmes deklaratave të bëra në shtypin gjerman, se ka bërë një gabim të rëndë arbitrimi. Borusia e Dortmundit duhet të kishte marrë një penallti në minutën e 64, pas një dueli mes Danilo Soarez dhe Karim Adejemit. Gjyqtari kryesor nuk kërkoi ndihmën e VAR-it dhe për pasojë nuk dha as penallti.

“Pasi pashë regjistrimet, ishte penallti. Por nuk e pashë kështu në fushë. Arbitri në dhomën e VAR-it nuk mendoi se duhej të vlerësoja fazën. Ishte një gabim dhe ishte një penallti. Mbrojtësi nuk luajti topin, por goditi lojtarin kundërshtar. Ndihem tmerrësisht, keq. Ishte një natë shumë e shkurtër, nuk ndihem aspak mirë”,- tha Sasha Shtegeman, për “Bild”.
Lini një Përgjigje