
Ndeshja Erzeni-Partizani u mbyll me një incident, pasi një person ra nga shkallët e stadiumit ‘Niko Dovana’. Mësohet se ka qenë presidenti i klubit të Erzenit Durim Keçi.
Keçi ka qenë duke parë ndeshjen dhe ka humbur ekuilibrin e për pasojë është rrëzuar nga tribuna duke rënë në pjesën e poshtme. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Kontestimet e arbitrit Florian Lata kanë qenë të shumta nga të dyja ekipet dhe për këtë tifozët shijakas kanë reaguar në rrjete sociale.
“I urojmë shërim sa më të shpejtë presidentit tonë z. Durim Keci, për shkak rënies nga tribuna kryesore e stadiumit “Niko Dovana”. Florjan Lata do e shohësh kush janë çunat e Shijakut do vijë ajo ditë që do kesh frikë të lëvizesh nëpër Durrës”, shkruajnë tifozët.
Lini një Përgjigje