
Përfundon ndeshja e javës së 31 të Abissnet Superiore. Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe ka zhytur Erzenin drejt “zonës së ftohtë”.
Të kuqtë kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-2 në transfertën shijakase. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 60. Goditje dënimi perfektë e ekipit të Kolelës me Rrapajn, i cili pasoi për Telushin. Ky i fundit uli topin për Da Silvën, i cili shtyu topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Xhika.
Në minutën e 83, Partizani mbeti me 10 lojtarë. Mbrojtësi Sota ndali në mënyrë të parregullt Nonaton dhe gjyqtari nuk hezitoi të tregonte kartonin e dytë të verdhë.
3 minuta më vonë, Hoti realizoi golin e qetësisë për “Demat”. Mesfushori mori topin para zonës dhe pasi shmangu një lojtar, gjuajti me qetësi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 90+9, Erzeni shkurtoi diferencën me Kahrimanoviç nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e 2 me 54 pikë, dy pikë më pak se Tirana kryesuese, por bardheblutë kanë një ndeshje më pak të cilën do ta luajnë nesër në orën 15:00 përballë Kastriotit në kryeqytet, Erzeni mban vendin e 7 me 38 pikë, 2 më pak se Kukësi që mban zonën “play-out”.
Lini një Përgjigje