
Padyshim që përveç futbollistëve, trajneri ka një rol kyç në ecurinë e një skuadre. Në shumicën e rasteve vendimet për të emëruar një trajner, janë vendime të vështira dhe me siklet nga drejtuesit e një institiucioni futbolli, apo presidenti klubi, pasi jo të gjithë janë të sprovruar dhe emër të njohur në arenën ndërkombëtare.
Nëse marrim rastin e Europianit që po vjen, ku deri tani kemi 21 kombëtare të kualifikuara, patjetër që një grup i mirë futbollistësh e ka të nevojshëm një trajner të mirë që t’i dërgojë drejt një suksesi të tillë.
Megjithatë, nëse shohim timonierët që kanë shoqëruar këto ekipe drejt fazës finale të Europianit, Silvinjo është i vetmi trajner nga Amerika Latine që drejton në këtë turne, pasi të gjithë të tjerët janë nga Europa.
Gjithashtu, edhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva, janë po nga Amerika Latine. Një pjesë e mirë e kombëtareve kanë zgjedhur trajner vendës, ndërsa për të huajtë, ata italianë udhëheqin pasi janë 5 të tillë si: Spaleti, Montela, Rosi, Kalzona dhe Tedesko. Ndërkohë Çekia është e vetmja kombëtare që nuk ka aktualisht një trajner.
Rastësia – Rastësitë janë të çuditshme dhe kjo e grupit ku ndodhet Shqipëria ka një histori para 11 viteve. Saktësisht në Europianin e vitit 2012, në grupin C ndodheshin: Spanjë, Itali, Kroaci dhe Irlandë. Tri ekipe që janë aktualisht në grupin B ku ndodhen kuqezinjtë.
Ndeshja Spanjë-Itali ka përfunduar 1-1, Itali-Kroaci 1-1 dhe Spanjë-Kroaci 1-0. Ndërkohë Spanja dhe Italia ishin edhe në finalen e këtij turneu, ku iberikët u shpallën kampionë.
Lini një Përgjigje