TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2023, 21:38

Shqipëri-Zvicër më 26 mars, FSHF ‘prenoton’ miqësoren e parë të Kombëtares para 'Euro 2024'!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëri-Zvicër më 26 mars, FSHF ‘prenoton’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do marrë pjesë në Euro 2024 dhe në grupin B, ku do ketë përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me kolegët e saj në Zvicër dhe në datën 26 mars 2024 do luhet një miqësore mes tyre.

Zvicër - Shqipëri pritet të luhet në Zurich, por sipas Supersport nuk është vendosur ende përfundimisht qyteti. Fakt është se kuqezinjtë do kenë shumë mbështetje në tribuna, duke ditur se një pjesë e mirë e shqiptarëve jetojnë në Zvicër.

Veç saj, FSHF po punon për të siguruar të paktën edhe një miqësore në mars, teksa në maj 2024, sipas datave të lira të UEFA-s do ketë edhe dy miqësore para finaleve të "Gjermani 2024".

fshf kombëtarja

Lini një Përgjigje