TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2023, 15:12

Broja sërish 'kryefjalë' e merkatos, sulmuesi shqiptar kërkohet në Seria A!

Shkruar nga Pamfleti

Broja sërish 'kryefjalë' e merkatos, sulmuesi shqiptar

Një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, sulmuesi shqiptar Armando Broja është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe po flitet për një transferim të tij në Seria A.

Sipas “Tuttosport”, Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjic në merkaton e janarit, pasi ka pasur një përplasje me trajnerin.

Largimi i tij mund të bëjë që Torino të hidhet menjëherë në merkato për të gjetur një tjetër sulmues dhe sipas medias në fjalë, emri më i përfolur në kampin e Torinos është Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Chelsea.

Armando Broja sapo është kthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave, por ka treguar se fiziku i tij është tepër i fortë edhe pas një ndalese të gjatë, kështu që Torino do të shqyrtojë mundësinë ta sjellë në Serie A në janar.

broja seria a merkato

Lini një Përgjigje