TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2023, 21:16

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani bëjnë paqe mes tensionit, bardheblutë humbasin shansin e artë në fund

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani bëjnë

Përfundon në paqe derbi numër 173. Tirana dhe Partizani janë në paqe në javën e 15 të Abissnet Superiore, duke i mbyllur në barazim 1-1 90 minutat e takimit të luajtur në “Air Albania”. 

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 28 të sfidës. Harkim në zonë përsëri nga e djathta, Hasani gjuajti dhe mposhti portierin Qirko. Sulmuesi barazoi Duamenën në krye të shënuesve më të mirë. Por shtatë minuta më pas ndeshja u ndërpre, pasi Najdovksi u godit me sende të forta nga ana e tifozërisë së kuqe dhe Qirko në krahun tjetër nga ajo bardheblu.

Partizani dominoi 10 minutat e fundit të pjesës së parë, krijoi 2-3 mundësi të mira, por nuk arriti të barazonte. E dyta nisi me një rast të artë për Latifin, por nuk arriti ta devijonte në rrjetë. Tirana kërkoi të vrasë ndeshjen me një gol të dytë, por me kalimin e minutave edhe Partizani rriti ritmin. Nuk munguan edhe përplasjet verbale në fushë, siç ishte ai mes Dokës dhe Rrapajt, që marrin kartonët e verdhë. Për të ardhur në minutën e 79, kur Murataj dha një pasim të bukur për Kekon dhe ky i fundit nuk fali, duke barazuar shifrat në 1-1, edhe pse kishte pak minuta në fushë. Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.

Në minutën e 90’+1’ Përgjoni nga e djathta hyri në zonë dhe pasoi në qendër, por as Kaina dhe as Haxhiu nuk devijuan dot para portës së Qirkos.  

Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e 3 me 22 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e 2 me 29 pikë. 

tirana partizani derbi i kryeqytetit abissnet superiore

Lini një Përgjigje