
Pjesa e parë e derbit numër 173 të kryeqytetit është mbyllur me fitoren e Tiranës. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Partizanin në “Air Albania”.
Bardheblutë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28 me golin e Hasanit. Harkim në zonë përsëri nga e djathta, sulmuesi gjuajti dhe mposhti portierin Qirko.
Tifozeritë e kanë të pamundur që të heqin dorë nga goditjet e lojtarëve në fushë me sende, kryesisht me copa stolash. Kjo ndodhi edhe sonte pas shënimit të golit të Tiranës.
Fillimisht ishin tifozët e kuq që goditën kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski. Fatmirësisht sendi e kapi mbrojtësin në sup duke evituar kokën.
Në kahun tjetër, tifozët e Tiranës që hodhën sende mbi portierin e kuq, Pano Qirko, duke e goditur “gardianin” në këmbë.
Lini një Përgjigje