
Dinamo ka mundur sot me shifrat 2-0 Laçin, duke iu afruar përsëri katërshes së parë dhe duke bërë që të harrohen javët e errëta kur gjendej në vendet e fundit të renditjes së Superiores.
Fatjon Andoni dhe Patrik Bardhi ishin vendimtar në këtë përballje. Fillimisht Andoni tundi rrjetën e kurbinasve në minutën e 42 të pjesës së parë. Fraksioni i dytë ishte më i luftuar mes të dyja ekipeve, që patën raste të shumta, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.
Kjo edhe për meritë të Dajsinanit dhe Salit që disa herë u thanë “JO” golave të ekipeve kundërshtarë. Goli i dytë dhe i sigurisë për “nëndetësen” erdhi në minutën e 90, kur Bardhi përfitoi nga një top që nuk u largua siç duhej dhe e dërgoi në fundin e rrjetës.
Me këtë rezultat, ekipi i Mehmetit e sheh veten në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 9 me 16 pikë.
Lini një Përgjigje