
Çelsi ka triumfuar 3-2 ndaj Brajtonit, në ndeshjen e Premier Ligës të luajtur në shtëpi. Blutë e Londrës vendosën ndeshjen në shinat e duhura në 20 minutat e para, duke realizuar 2 herë, fillimisht me Fernandez e më pas me Coluill. Mysafirët u rikthyen në lojë brenda fraksionit, pas golit të Buonanote. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për ekipin e Poçetinos. Deri në fundin e ndeshjes, të dy skuadrat shënuan edhe nga një gol (Fernandez / Joao Pedro).
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81, duke zëvendësuar Mudrik.
Në minutën e 93, Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror sulmuesi shqiptar bie keq në fushë, me qafë duke u shtrirë më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë sfidën për t’i ardhur në ndihmë Brojës së dëmtuar.
Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga hundët. Broja kërkoi të vazhdonte lojën duke e pastruar gjakun me dorë, por gjyqtari i dha urdhër që të dilte nga fusha për të marrë ndihmën e specializuar. Ndonëse sulmuesi insistoi, Broja doli nga fusha dhe mori ndihmën e stafit mjekësor duke e vazhduar normalisht takimin, i cili u shoqërua me 15 minuta shtesë.
Sukses i vuajtur 4-3 i Liverpulit ndaj Fulhamit. Pjesa e parë përfundoi 2-2, ku golave të Arnold dhe Mek Allister iu përgjigjën Uillson dhe Tete. De Reid ndëshkoi “The Reds” në minutat e fundit, por të besuarit e Klop rikthyen gjithçka në favor, me Endo dhe Arnold.
Lini një Përgjigje