
Milani ka triumfuar 3-1 kundër Frosinones në “San Siro” në javën e 14 të kampionatit dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A.
Siç kuptohet edhe nga rezultati, ka qenë një fitore bindëse për skuadrën e Stefano Piolit, por mund të mos kishte qenë e tillë nëse Çuni nuk do të kishte shpërdoruar një rast të artë në fundin e pjesës së parë.
Sulmuesi shqiptar, doli i vetëm përballë portierit francez në minutën e 42, por nuk arriti të shënonte, me gjuajtjen e tij që është ndalur nga Menjo.
Menjëherë më pas erdhi goli i milanezëve, që kaluan në avantazh me Joviç.
Edhe pjesa e dytë nisi me gol. Majk Menjo dha një pasim të shkëlqyer për Pulisiç, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë me një finalizim të bukur pas një super kontrolli.
Në minutën e 73 erdhu edhe goli i tretë për vendasit. Ishte Tomori që shënoi me një goditje me kokë pas një krosimi të bukur të Teo Hernandez.
Lajmi tjetër i mirë për Djallin ishte kthimi në fushë i Benaser, Algjeriani mori vendin e Reijnders në minutën e 79, duke u kthyer në fushë pas një mungese të gjatë.
Tetë minuta para fundit, Frosinone gjeti golin e ngushëllimit të shënuar nga Breshianini, një produkt i akademisë së Milanit.

Lini një Përgjigje