TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2023, 22:27

UEFA vendos për biletat e Europianit: Vetëm 10 mijë për tifozët e një kombëtareje për ndeshje, e zgjedhin Federatat si i shesin

Shkruar nga Pamfleti

UEFA vendos për biletat e Europianit: Vetëm 10 mijë për

Përfundimi i shortit të “EURO 2024” ka nisur edhe njëherë garën për një biletë të tifozëve që duan të ndjekin përfaqësuesen e tyre në rrugëtimin në aktivitetin e verës së ardhshme. Por nuk do të jetë aspak e thjeshtë për shkak të vendimit të fundit që ka marrë UEFA.

Ajo ka bërë të ditur se çdo Federatë, do i caktohet një shifër prej 10 mijë biletash për ndeshje për fazën në grupe, pavarësisht stadiumit në të cilin luhet sfida dhe kapacitetit të tij.

Të gjithë këto bileta do të shpërndahen në përputhje me mënyrën se si çdo federatë përkatëse dëshiron t’u shesë biletat tifozëve të vet. Më shumë informacione mund të gjenden duke klikuar flamujt e skuadrave në EURO2024.com/tickets. Tifozët që nuk përmbushin kriterin e vendosur nga federata e tyre përkatëse, apo që nuk mbështetin një skuadër specifike, inkurajohen të aplikojnë nga tani e tutje, deri më 12 dhjetor, nëpërmjet një tjetër lotarie publike në EURO2024.com/tickets”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s për vendimin e fundit që ka marrë rreth biletave të turneut .

 

biletat e "euro 2024" uefa

Lini një Përgjigje