
Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, foli për shortin e “EURO 2024”, ku Shqipëria u pozicionoua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Duke folur për Ora News, Daku u shpreh se në Gjermani, Shqipëria, do bëjë shumë surpriza, pasi “po na marrin si ekip të lehtë.”
"Grup i fortë, por ne si shqiptarë jemi mësuar që nga fillimi. S’kemi patur asgjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel.
Do ikim në Gjermani pa asnjë shpresë se po na marrin si ekip të lehtë.
Do ikim atje dhe do bëjmë shumë surpriza. Normal shumë ekipe të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera, Mirlind Daku.
Lini një Përgjigje